Eko Higjiena

Përdorni biçikletat- ikni nga makinat

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Në Anamoravë, respektivisht në Komunat Viti, Partesh dhe Gjilan së bashku me UN-Habitat dhe drejtorit e kulturës së këtyre komunave është organizuar sot turneu kulturor me pjesëmarrjen e një numri të madh të biqiklistëve nga Komunat e ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj.

Nisja e biciklistëve, që në numër ishin me qindra të tillë, u bë nga shkolla e parë shqipe në Stubëll të komunës së Vitisë, duke kaluar nëpër komunën e Parteshit, derisa finishi ishte në Komunën e Gjilanit respektivisht në një qendër tjetër të arsimit pra në hyrje të shkollës së Muzikës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, duke i përshëndetur për mirëseardhjen në Gjilan të këtij numri kaq të madh të biciklistëve, i falënderoi shoqatën për trashëgimin kulturore pa kufi, shoqatën e biciklistëve dhe të gjithë të rinjtë që iu kanë bashkangjitur këtij aktiviteti të sotëm, duke thënë se ajo që më së shumti na duhet neve kudo në glob dhe posaçërisht neve këtu në Ballkan është bashkimi, njohja, komunikimi dhe marshimi i përbashkët për një qëllim, për njohjen mes njëri tjetrit dhe për tolerancën në mes nesh. “Komuna e Gjilani është përherë në përkrahje të akteve të tilla, duke i siguruar se Komunën e kanë gjithnjë pranë vetes për nisma të tilla siç është kjo e sotmja.”

Uji Dea

Gjithashtu edhe nënkryetari i Komunës së Vitisë dhe Parteshi përshëndetën çiklistët gjatë nisjes, respektivisht pushimit të shkurtë që ata bënë në komunat gjegjëse.

Drejtoria e kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar një mori aktivitetesh për rininë dhe kulturën e kësaj ane. Turi kulturor këtë vit është organizuar në pjesën e anamoravës dhe si traditë ka organizimin e kësaj ngjarjeje në pjesë të ndryshme të Kosovës, për promovimin e vlerave kulturore dhe mbrojtjen e tyre dhe të ambientit në përgjithësi.

Me këtë turne kulturor u dha mesazhi që sa më shumë të përdoren, biçikletat në mënyrë që të mos ndotet shumë ambienti me makina të cilat edhe sjellin shpeshherë tollovi. /rajonipress/