Hidromorava

Përdorimi i Shalitres (Kaolinit) në Pemëtari

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Nehat Salihu – Në kohë të fundit Kaolini (Shalitëra ) përdoret në pemëtari, në veçanti mund të përdoret në arrë pas lidhjes së frutave, dhe ka disa përfitime të rëndësishme për mbrojtjen e pemës dhe frutave, sidomos gjatë periudhave me temperatura të larta dhe rrezatim të fortë diellor.

Përdorimi i kaolinit (shalitrës) te arra:

  1. Mbrojtje ndaj temperaturave të larta dhe djegieve diellore:
    Kaolini krijon një shtresë të bardhë në sipërfaqe të frutave dhe gjetheve, duke reflektuar rrezet e diellit.
    Ul temperaturën e sipërfaqes së frutit dhe gjetheve me 4–6°C, duke mbrojtur nga djegiet dhe strese termike.
  2. Mbrojtje nga insektet dëmtuese:
    Kaolini e bën sipërfaqen e frutit dhe gjetheve më pak tërheqëse nga,
    Antraknoza e arrës (Gnomonia)
    Miza e arrës (Rhagoletis completa) – në disa raste mund të ndihmojë në uljen e vezëve në frutë.
  3. Mbrojtje indirekte ndaj disa sëmundjeve:
    Meqë gjethet janë më të freskëta dhe më pak të stresuara, ato janë më rezistente ndaj sëmundjeve si:
    Antraknoze
    Djegia bakteriale (Xanthomonas)
    Dozimi dhe mënyra e përdorimit:
    Doza:200 – 300-500 gr për 10 litra ujë ose 2-3-5 kg për 100 litra ujë ose 20-30-50 kg, për 1000 litra ujë (në varësi nga koncentrimi i produktit).
    Koha e aplikimit:

Pas lidhjes së frutave dhe para valës së parë të nxehtësisë (zakonisht fundi i qershorit ose fillimi i korrikut).
Mund të përsëritet çdo 10–14 ditë nëse ka reshje ose shtresë e bardhë humbet.

HW

Kaolini është produkt natyral (mineral) i cili nxjerrët nga toka me përbërje kryesore silikat aluminit (Al2Si2O5(OH4).
Kaolini gjendet si depozite natyrore në shumë vende të botes, gjenë përdorim në Bujqësi, industri, kozmetikë etj.
Gjatë përdorimit në pemëtari sidomos te arra gjatë spërkatjes mos e përziejeni me pesticide me bazë vaji.
Mund të lë gjurmë të bardha në frutë nëse përdoret në sasi të mëdha, por kjo nuk ndikon në cilësi.

Në përmbledhje : Kaolini është shumë i dobishëm për arrën në verë, veçanërisht për mbrojtjen e frutave nga vapa ekstreme dhe djegia, si dhe ndihmon në reduktimin e stresit dhe mbajtjen e gjetheve funksionale në kohë më të gjatë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.