Përdorimet impresionuese të kripës

Njollat dhe pjesët e djegura te pllakës se sobës, banakut apo çdo gjeje tjetër largohen me kripe. Hidhni një sasi te vogel ne sipërfaqen e ndotur dhe pas disa minutash largojeni me pecete thithëse.
1. Zbut dhimbjen e pickimit te grerëzës- Lagni menjëherë me ujë pjesën e pickimit dhe me pas hidhni edhe pak kripe.
2. Heq erën e keqe te këpucëve
Hidhni pak kripe brenda këpucëve dhe do e shihni qe do largohet edhe lagështia edhe era e keqe.
3. I bën lulet me te bukura
Hidhni disa grimca kripe ne ujin qe ju hidhni luleve dhe do e shihni se ato do qëndrojnë te freskëta për një kohe me te gjate.
4. Largon milingonat
Vendosni pak kripe rreth e rrotull folesë se milingonave dhe do i largoni ato.
5. Nuk i prish sfungjerët
Nëse doni qe sfungjerët e enëve te mos prishen menjëherë, para përdorimit futini ne ujë te ftohte me kripe.
6. Largon mbetjet e kafesë ne ene
Mbusheni çerekun e pajisjes se kafesë me kripe dhe 12 copa akulli. Tundeni mire e mire dhe lëreni ashtu për gjysme ore. Shpëlajeni me ujë te ftohte.
7. Iu jep shkëlqim enëve te porcelanit
Fërkojini ato me kripe dhe shpëlajini me ujë te ftohte.
8. Largon morrat dhe pleshtat nga kafshët shtëpiake
Lajini kafshët me ujë te kripur dhe do ja largoni te gjithë parazitët.
9. Pastron me se miri kuzhinën
Njollat dhe pjesët e djegura te pllakës se sobës, banakut apo çdo gjeje tjetër largohen me kripe. Hidhni një sasi te vogel ne sipërfaqen e ndotur dhe pas disa minutash largojeni me pecete thithëse.