RCCOLA

Përdorimet alternative të kafesë për të cilat nuk keni ditur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pasi keni konsumuar një gotë kafe të mirë, shumica e njerëzve hedhin atë që ka mbetur. Madje kafeja mundet t’ju shpëtojë disa të holla. Në vijim ju sjellim disa alternativa për përdorimin e kafesë, të gjitha janë opsione të lehta.

PARANDALON AROMËN E KEQE

Duke vendosur pak kafe në një kavanoz dhe duke e ruajtur në frigorifer mundet të jetë ndihmë e mirë në parandalimin e aromave të këqija. Po ashtu, nëse duart tuaja kanë aromë, krejt çfarë duhet të bëni është t’i fërkoni duart me pak kafe, më pas i shpëlani me dorë. Kjo heq aromën e keqe.

PASTRUES I LËKURËS

Falë cilësisë së kafesë, kokrrat e kafesë janë pastrues të shkëlqyeshëm për lëkurën nga celuliti. Për më shumë, ju rekomandojmë të përzieni kokrrat e kafesë me pak vaj kokosi dhe më pas e aplikoni në lëkurë me lëvizje qarkore. Përdorni proces të ngjashëm për të pastruar lëkurën: përzieni kafenë me gjysmë lugë vaj ulliri dhe lyeni lëkurën për disa minuta. Më pas e shpëlani.

MUND T’I RRISNI LULET

Kafeja është e përsosur për të bërë pleh. Mund ta shtoni në bimët që kanë nevojë për më shumë acide të tokës, sepse kafeja ofron sasi të madhe të elementeve si bakër, kalium, magnez dhe fosfor. Përzierja e bimës së kafesë me karotë dhe fara të rrepkës është përgatitje e shkëlqyeshme për këto ushqime.

SHKËLQEN FLOKUN

Mobi Casa

Kafeja mund të përdoret për flokë me më shkëlqim. Kjo mundet të ndodhë duke krijuar një tretje midis kafesë dhe ujit, ngjashëm sikur dëshironi të bëni një filxhan me kafe. Bëjeni këtë me ujë të ftohtë, apo së paku me ujë në temperaturë të dhomës. Përdoreni ujin për të pastruar flokun tuaj, duke e lënë të veprojë për 20 minuta. Më pas e shpëlani.

PASTRUES

Falë cilësive gërryese dhe acidike në kafe, mund të përdoret si pastrues i sipërfaqeve, sidomos në kuzhinë. Vetëm përzieni kafenë me pak sapun dhe ujë dhe e aplikoni në hapësirat që ju dëshironi të jenë të pastra.

FRESKUES I AJRIT

Përpos se ndihmon në parandalimin e aromave jo të mira, kafeja po ashtu vepron edhe si freskues i ajrit, falë aromës së saj të fortë. Në këtë rast, vendosni kafenë brenda një qeses apo freskuesit të ajrit dhe lejoni që aroma e kafesë të shpërndahet në të gjitha anët. Mund t’ia shtoni edhe pak lloji të vajit aromatik.

Image result for drinking coffee at the kitchen coffeeNË KUZHINË

Mbetjet e kafesë janë të përdorshme edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe pastave të ndryshme. Po ashtu mund ta përdorni edhe si shtresë për kërpudhat në rritje. Në përgjithësi, kafeja përmban shumë përbërës pozitiv në përgjithësi për tokën, si dhe për kultivimin e bimëve të ndryshme.

(Kosova Sot)