ARKATANA

Përdedaj transferohet në Frankfurt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mesfushori shqiptar Fanol Perdedaj ka gjetur klubin e ri. Të mërkurën ai është prezantuar tek skuadra e re “FSV Frankfurt” në bundesligën e dytë gjermane. 23 vjeçari kosovar u transferua nga ekipi i ligës së tretë gjermane, Energie – Couttbus.

Përdedaj me klubin e ri ka nënshkruar kontratë dy vjeçare deri në vitin 2017.

Trajneri i FSV Frankfurtit, Thomas Oral, e ka vlerësuar si të çmueshme ardhjen e Fanolit në ekip duke llogaritur përvojën e tij në kampionatin danez ku ai në sezonin 2012-2013 luajti tek ekipi “Lyngby BK”, pastaj

ARKATANA

përvojën që e kaloi te Cottbus si dhe paraqitjet e tij me përfaqësuesen e Kosovës.
“Fanoli është i talentuar, një lojtar i ri dhe më përvojë ndërkombëtare. Ai mund të luaj si mesfushor por edhe si mbrojtës”, ka thënë Thomas Oral për mediat gjermane, përcjell “albinfo.ch”

I gatshëm për sfida të reja shprehet edhe vet Fanoli. “Pas përvojës sime në Danimarkë dhe në Cottbus, për mua është një shanse e mirë për të treguar vetën edhe në bundesligen e dytë. Jam i gatshëm për sfida”, ka nënvizuar ai./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.