KKVITI

Perdedaj në prova tek Energie Cottbus

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mesfushori kosovar Fanol Perdedaj për një javë do të qëndrojë në prova te skuadra e Bundesliga 2 gjermane, Energie Cottbus. Ai së fundi ka luajtur me skuadrën e dytë të Hertha Berlinit. “Fanol Perdedaj për një javë do të provohet në Cottbus.

Ai do të ketë rastin të dëshmoi vlerat e tij, pasi me ekipin e parë të Bochumit nuk ka zhvilluar ndeshje këtë edicion. Mesfushori ka luajtur 16 ndeshje në Bundesliga 1 dhe është i shkathtë në pjesën defensive”, shkruan të hënën “liga-zwei.de”.

Fundamenti

Mesfushori 22-vjeçar nga Gjakova, me Cottbusin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Ai këtë edicion me ekipin e dytë të Cottbusit në ligën rajonale regjistroi tetë paraqitje. Ai ka luajtur në të gjitha kategoritë e Herthas, derisa për një kohë të shkurtër ishte edhe pjesë e skuadrës daneze, Lyngby./koha/