FITORJA

Përçarjet e mëdha

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy partitë e mëdha në vend, lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike e Kosovës, po ballafaqohen me përplasje të ashpra brenda strukturave partiake. Analistët thonë se përçarjet do t’u kushtojnë në elektorat këtyre subjekteve politike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy partitë e mëdha në Kosovë, lëvizja “Vetëvendosje” e PDK-ja, së fundmi janë ballafaquar me përplasje të ashpra brenda strukturave të tyre.

LVV-ja, si subjekti më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë është ndarë në dy grupe të brendshme: krahu që mbështet liderin Albin Kurti dhe tabori i rreshtuar kundër tij.

Uji Dea

Por jo vetëm LVV-ja ka pasur përplasje së fundmi. Para disa ditësh në publik është shpërfaqur edhe moskonsolidimi i PDK-së në bastionin e kamotshëm në Komunën e Skenderajt. Kryesia e PDK-së në këtë Komunë ka përjashtuar shtatë anëtarë nga partia dhe ka shkarkuar nga pozita e nënkryetarit të Degës deputetin Bekim Haxhiu, shkruan tutje “Zëri”.

Megjithatë, ani pse kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka thënë prerazi se ky vendim nuk do të zhbëhet, është shprehur i vendosur se ai nuk do t’i sjellë pasoja partisë.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se zhvillimet e fundit brenda LVV-së e PDK-së do t’u kushtojnë tejet shumë atyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.