Përçarjet e brendshme, koalicioni qeverisës do të mbajë takim pas shërimit të Hotit

Isa Mustafa ka thënë për T7 se në takimin e parterëve, do të definohen disa gjëra që janë përfshirë në marrëveshje.

Duket se e ka marrë shumë seriozisht punën e koordinatorit.

Por emërimi i Skënder Hysenit, në këtë pozitë po cënon seriozisht raportet mes partnerëve të koalicionit.

Skënder Hyseni, që të martën u pa në Kuvend ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive parlamentare dhe jo-parlamentare, por deri tash nuk ka takuar askënd nga AAK-ja.

Partia e Ramush Haradinaj vazhdon ta cilësojë të panevojshme emrimin e Hysenit në këtë pozitë.

Për këtë temë dhe shumë tjera do të diskutohet edhe në takimin e paralajmëruar nga Isa Mustafa.

Dicka e tillë do të ndodhë menjëherë pas shërimit të kryeministrit Avdullah Hoti.

Të paktën kështu ka thënë për T7 vet Isa Mustafa.

“Uroj që kryeministri ta kapërcejë sa më shpejtë betejën me Covid-19 dhe të fillojë t’i ushtrojë detyrat nga zyra. Kjo hapë edhe mundësin që të ulemi bashkërisht me partnerët e koalicionit dhe të bisedojmë për çështjet që janë hapur në media. Kam theksuar edhe më parë se nuk shoh çështje që nuk ka zgjidhje, por shtoj, me kusht që të ekzistojë besimi reciprok”, Isa Mustafa.

E për pozitën e koordinatorit që Ramush Haradinaj u habit shumë që ndodhi, Mustafa tha se në marrëveshje disa gjëra janë të padefinuara.

“Marrëveshja nuk definon të gjitha definon të gjitha mekanizmat dhe veprimet, ajo nënkupton besim reciprok ndërmjet palëve. Koordinator shtetëror, apo si do që ta quanim, është një nevojë për të mbajtur trendin e dialogut, për të përgatitë takimet, për të diskutuar apo paradiskutuar çështjet që i vijnë në tavolinë Kryeministrit dhe ekipit të tij; për të analizuar dhe vlerësuar me ekipe çështjet që iniciohen për dialog.

Madje Mustafa ka thënë se punët që po i kryen Hyseni e që do t’i kryej do ta konsumonin kryeministrin nëse ai do të merrej direkt me to.

“Janë punë që do ta konsumonin Kryeministrin, nëse do të provonte t’i bënte ai, dhe do ta nxirnin dhe leva e detyrave tjera të brendshme që duhet t’i kryej”

Ndërkohë nga AAK-ja shprehen të bindur që në takimin e shtatorit mes Hotit e Vuciqit në shtator i pranishëm do të jetë edhe ministri i drejtësisë nga radhët e AAK-së, Selim Selimi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).