KKVITI

Përçarja i lë pa të drejta shqiptarët në Luginë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Përfaqësuesit e partive politike, që tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, për vite të tëra, paraqiten unik vetëm deklarativisht, ndërkohë që uniteti në veprim ka kohë që nuk ekziston.

Si pasojë, në këtë zonë vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe ngecjet e procesit të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve. Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në parlamentin republikan, Shaip Kamberi, e sheh domosdoshmëri unifikimin në veprim të spektrit politik për tejkalimin e gjendjes në Luginë.

E, Valon Arifi i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, fajëson Serbinë, për sipas tij, ushtrim të ndikimit në krijimin e divergjencave ndërshqiptare.

KKVITI

Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aktualisht veprojnë më se shtatë parti politike shqiptare, disa grupime politike dhe dhjetëra organizata jo qeveritare ndërkohë që ka paralajmërime për formimin edhe të subjekteve të tjera politike, përcjell RTK.

Ndërsa nga kjo zonë heshtazi vazhdimisht largohen të rinjtë në kërkim të një perspektive më të mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.