GRANDEMALL

Përçarja e opozitës, komoditet i Qeverisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Partia më e madhe dhe më e zëshmja opozitare, lëvizja “Vetëvendosje”, po përballet me një luftë të brendshme në prag të 100-ditëshit të qeverisë “Haradinaj”. Analistët vlerësojnë se dobësimi i opozitës u krijon partnerëve në bashkëqeverisje një lloj komoditeti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përçarjet që janë shpërfaqur në partinë më të madhe opozitare, në lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila njëherësh ka qenë partia më e zëshme në Kuvend, i konvenojnë më së shumti koalicionit qeverisës.

Kështu vlerësojnë analistët politikë në vend, duke shtuar se koalicioni qeveritar nuk është stabil pasi ka vetëm 61 vota në Kuvend dhe çdo iniciativë serioze e opozitës do të mundë ta rrëzonte Qeverinë.

FIDANISHTJA

Sipas tyre, opozita në vend se “ta luftonte” Qeverinë, ka disa ditë që po përballet me një luftë të brendshme, shkruan tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarë të dy partive opozitare (LVV dhe LDK) thonë se rrëzimi i Qeverisë nuk varet nga çështjet e brendshme të një partie, por nga bashkëveprimi opozitar.

“Duke pasur parasysh numrat e nevojshëm dhe qasjen e duhur të bashkimit opozitar, atëherë mund të konstatoj që akoma nuk është arritur një bashkim i tillë i forcave opozitare për një veprim të tillë. Një veprim i tillë nuk varet nga zhvillimet e brendshme në lëvizjen ‘Vetëvendosje’, por nga mungesa e bashkëveprimit opozitar”, ka deklaruar për gazetën “Zëri” deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje” Rexhep Selimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.