Uji Dea

Përcaktohen kriteret për investime

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi ka theksuar se propozimet që dalin nga qytetarët si dhe nga shoqëria civile janë të mirëseardhura, pasi ato po i mundësojnë komunës një planifikim të buxhetit me pjesëmarrje aktive të qytetarëve.

Me qëllim të përcaktimit të kritereve për projektet kapitale që financohen nga buxheti komunal, në Viti është mbajtur një debat publik që u organizua nga Organizata Joqeveritare Elita në Viti në mbështetje të Fondacionit për Shoqëri të hapur KFOS dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Buxhet dhe Financa.

Zyrtarët komunal të Vitisë kanë potencuar se kriteret për investime kapitale ndihmojnë komunën që më lehtë të hartojë listën e investimeve në lokalitete.

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me shoqërinë civile, ka filluar një aktivitet të përbashkët rreth hartimit të një dokumenti mbi bazën e së cilit do të përcaktohen kriteret bazë rreth financimit të projekteve kapitale nga ana e komunës.

Me këtë dokument mendohet të bëhet një shpërndarje e drejt e investimeve dhe të hartohen në bashkëpunim me partitë politike, këshillat e fshatrave, shoqërinë civile dhe akterë të tjerë me rëndësi.

Në lidhje me këtë , është mbajtur një debat në Viti më përfaqësuesit e këshillave të fshatrave dhe organizatave e shoqatave jo qeveritare të kësaj komune me temë “ Kriteret e përzgjedhjes së projekteve kapitale që financohen nga komuna”.

Kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi ka theksuar se propozimet që dalin nga qytetarët si dhe nga shoqëria civile janë të mirëseardhura, pasi ato po i mundësojnë komunës një planifikim të buxhetit me pjesëmarrje aktive të qytetarëve.

Mobi Casa

“Propozimet e juaja kanë rëndësi për ne si institucione komunale, pasi na mundësojnë që listën e investimeve kapitale ta bëjmë sipas nevojave të vetë qytetarëve”, ka thënë Arifi, duke potencuar se komuna edhe në të kaluarën me rastin e investimeve kapitale ka marr propozimet nga qytetarët.

Shefki Sherifi, nga SBASHK-u, ka thënë se komuna me rastin e planifikimit të buxhetit komunal për investime kapitale duhet të ketë si kriter bazë projektet që kanë të bëjnë me sigurinë për qytetarë si dhe investimet ti bëjë në ato lokalitete ku qytetarët janë më të gatshëm të paguajnë taksat komunale si dhe të bashkë participojnë në projekte. “Kriter për investime kapitale duhet të jenë projektet që sigurojnë siguri për qytetarë e këto janë trotuaret nga shkolla në lokalitetet”, ka thënë Sherifi.

Kurse Bekim Azizi, përfaqësues i fshatit Smirë, është shprehur se komuna me rastin e vendosjes së kritereve për investime kapitale, duhet të vendosë baraspeshë mes rëndësisë së projekteve dhe lokaliteteve. “ Baraspesha në projektet kapitale është shumë me rëndësi që investimet e parashikuara nga komuna të shpërndahen drejtë sipas nevojave të qytetarëve”, ka thënë Azizi.

Për Mentor Rexhepin, ekspert i projektit, propozimet e dalura nga këshillat e fshatrave dhe shoqëria civile, do të draftohet në një dokument unik mbi bazën e së cilit komuna do të krijoi një model për shpërndarjen e investimeve kapitale.

Ai ka thënë se është shumë me rëndësi që qytetarët të jenë në dijeni se ata mund të jenë kontribuuesit më të mëdhenj në krijimin e buxhetit për investime kapitale, pasi komunat në të ardhmen këto investime duhet të sigurojnë nga të hyrat vetanake.

Kurse Islam Jashari, drejtor për buxhet është shprehur se një nga kriteret që do të vendoset në përcaktimin e listës së projekteve kapitale është pagesa e tatimit në pronë dhe shkalla e kësaj pagese në vlerën e investimeve. “ Kriteret për investime kapitale ndihmojnë komunën që më lehtë të hartojë listën e investimeve në lokalitete “, është shprehur Jashari.

Debati për kriteret e projekteve prioritare, është organizuar nga OJQ “Elita” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Buxhet dhe Financa e në mbështetje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur , KFOS./rajonipress/

Mund të ju interesoj: