UBT

Përçahet opozita

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vendimi i liderit të AAK-së që të shkojë në takimin e sotëm tek presidentja, Atifete Jahjaga, ka nxitur përplasjet e para brenda partive të bllokut opozitar. Nënkryetari i LVV-së, Driton Çaushi, ka thënë se takimi me Thaçin e Mustafën është flirtim me këta të fundit, përderisa Ramush Haradinaj vlerësimet, siç ka thënë ai, të individëve i konsideron si të ngutshme dhe me agjendë.

Një ftesë e presidentes, Atifete Jahjaga, për takim të përbashkët mes liderëve të subjekteve parlamentare ka çarë bllokun opozitar. Kjo për faktin se opozita e bashkuar nuk arriti të qëndrojë edhe ndaj kësaj ftese e bashkuar, por u ndanë në qëndrime.

Mobi Casa

Derisa “Vetëvendosja” e “Nisma” i thanë “Jo” takimit me presidenten, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk e refuzoi atë. E kjo ngjalli reagime ndërmjet opozitës dhe një mundësi për përçarje brenda spektrit opozitar.

Kreu i AAK-së ka sqaruar arsyen pse do të shkojë të presidentja, duke thënë se te e para e vendit do të prezantojë qëndrimin e opozitës, tashmë të bërë publik e të palëkundur se si të dalë vendi nga kriza institucionale politike.
“Në këtë tryezë do të kërkoj që të shpërndahet Parlamenti dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, si e vetmja mundësi kjo për të dalë nga kriza. Po ashtu do të kërkoj që zgjedhja e presidentit të bëhet me votë të drejtpërdrejtë nga populli. Do t’i njoftoj akterët e kësaj tryeze se opozita e bashkuar është e vendosur ta vazhdojë kundërshtimin politik e qytetar deri në përgjigjen pozitive për këto kërkesa”, ka thënë Haradinaj, përmes një komunikate për medie. Më tutje kreu i AAK-së ka shtuar se vetizolimi i udhëheqësve opozitarë nënkupton izolim të kauzës së drejtë të opozitës, e cila duhet të depërtojë çdokund, duke përfshirë edhe qarqet ndërkombëtare./zeri/