Mobi Casa

Përbuzja multietnike e flamurit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kur kishte vendosur që të merrte pjesë në konkursin e ekipit për hartimin e simboleve shtetërore, Muhamer Ibrahimi e kishte pasur të qartë se jo të gjithë do ta duan krijimin e tij që më vonë u bë flamuri i shtetit.

Mirëpo, asnjëherë nuk e kishte çuar nëpër mend se ndaj simbolit kryesor të shtetit do të nisë fushata përqeshëse dhe dashakeqe nga individë e madje edhe parti politike.

Në një rrëfim dhënë “Zërit” me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë, Muhamer Ibrahimi, krijues i flamurit shtetëror të Kosovës, thotë se nuk është gjë e mirë kur sheh që ka parti në Kosovë të cilët jo që nuk e respektojnë, mirëpo edhe e nënçmojmë flamurin e shtetit.

Sipas tij, ato parti e njohin shtetin e Kosovës vetëm kur u përgjigjet e kur nuk u përgjigjet, nuk e njohin.

Mobi Casa

Ndërkohë duke folur për qytetarët e thjeshtë të cilët vazhdojnë ta përçmojnë flamurin shtetëror, Ibrahimi ka një përgjigje të shkurtër:

“Të mos presin t’i respektoj dikush nga jashtë, nëse nuk e respektojnë veten”.

Megjithatë 8 vitet që nga Shpallja e Pavarësisë nuk kanë qenë vetëm me ndjenja negative për Ibrahimin. Ai thotë se nuk kalon asnjë ditë pa u ndjerë krenar me krijimin e tij.

“Zërit” ai i ka rrëfyer edhe njëherë të gjitha momentet më interesante në këto 8 vite prej çastit kur kishte vendosur të konkurronte, kur kishte kuptuar se kishte fituar, e deri më sot./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.