Fundamenti

Përbërësit natyralë për gjumë më të mirë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për të fjetur mirë, darkën duhet konsumuar së paku dy orë para se të shkojmë në shtrat. Kështu ka kohë për tretjen e ushqimit. Gjumi është një nga aktivitetet më të rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik. Në vijim ju paraqesim përbërësit natyralë që promovojnë gjumin.

QUMËSHTI

Qumështi i ngrohtë është një nga përbërësit më efektiv kundër pagjumësisë dhe vështirësive me gjumin. Kjo falë sasisë së madhe të kalciumit dhe triptofanit. Pini një gotë qumësht të ngrohtë disa momente para se të shkoni në shtrat.

BAJAMET

Bajamet janë fryt i thatë që kontribuojnë për një gjumë pa ndërprerje. Kjo për faktin se përmbajnë shumë triptofan, një aminoacid ky, që shton prodhimin e melatoninës. Bajamet përmbajnë edhe një sasi me magnez, mineral esencial që relakson muskujt.

MJALTI

Mjalti përmban lloje natyrale të sheqerit që i sinjalizon trurit që zvogëlojnë funksionimin e “orexin-A”. Kjo substancë ndërlidhet me mundësinë për të fjetur pa ndërprerje. Vetëm shtoni pak mjaltë në çajin e ngrohtë apo në ujin e vakët.

UBT

ÇOKOLLATA E ZEZË

Konsumimi i një sasisë së vogël të çokollatës së zezë ofrojnë forcim të antioksiduesve në trup, që e shtojnë cilësinë e gjumit. Ky ushqim i shijshëm stimulon prodhimin e serotoninës, lloj i hormonit që relakson trupin dhe mendjen.

BANANET

Shumë ekspertë të shëndetit natyral sigurojnë se bananet janë ilaçi më i mirë për gjumë të mirë. Përparësia e ilaçit natyral si bananet janë se, nuk shkaktojnë efekt të dëmshme anësore. Bananet janë burim natyral për triptofan dhe stimulon prodhimin e serotoninës.

KAMOMILI

Ekstraktet e kamomilit ulin tensionimet dhe veprojnë si agjentë qetësues, që kontribuojnë për gjumë më të qetë. Kamomili përmban substanca që janë të butë për trupin, lirojnë nga stresi, dhimbjet dhe problemet me tretjen.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.