Eko Higjiena

Përbërësit natyral të rrushit mbrojnë nga kanceri i gjirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përderisa faktorët si mosha dhe herediteti kontribuojnë në mënyrë të theksuar në favor të sëmundjes, po ashtu edhe mënyra e jetesës dhe zgjedhjet ushqimore luajnë një rol të veçantë. Një mbrojtës dietetik kundër kancerit të gjirit është një gotë me 100% lëng të rrushit të zi.

Sipas një studimi të ri përbërësit natyral në lëngun e rrushit mbrojnë qelizat e shëndosha të gjirit nga dëmtimet e ADN-së, transmeton Telegrafi.

Qelizat e shëndosha të gjirit janë ekspozuar në një ambient karcinogjen, benzo(a)pyren, që është në gjendje të inicojë një zinxhir procesesh që çojnë drejt kancerit të gjirit. Megjithatë, prania e përbërësve të lëngut të rrushit bllokoi lidhjen e karcinogjenit me ADN-në e qelizave të shëndosha.

Përbërësit e rrushit të zi kanë treguar aftësi të inhibojnë paraqitjen e formacionit të ADN-së si dhe të rrisin aktivitetin e enzimës e cila metabolizon dhe detoksikon karcinogjenët dhe ndërpret shkaktarët oksidues të kancerit.

Uji Dea

Në bazë të këtyre të dhënave, antocianinet e pranishme në lëngun e rrushit si dhe disa lëngje dhe fruta tjera meritojnë studim të mëtutjeshëm rreth potencialit kemo-preventiv të tyre nga kanceri i gjirit.

Ky studim këshillon se lëngu i rrushit mund të jetë i vlefshëm për mirëmbajtjen e shëndetit të gjirit, duke penguar stresin oksidativ dhe duke inhibuar dëmtimin e ADN-së së qelizave që mund të nxisin zhvillimin e kancerit, ose të ndihmojë në ngadalësimin e progresit të kancerit të gjirit, duke zvogëluar shumimin e qelizave kanceroze.

Dietat e larta me antioksidues natyror janë shoqëruar me rrezik të reduktuar nga disa lloje të kancerit. Në të njëjtën kohë pirja e lëngut të rrushit mund të jetë e mirë për zemër sikurse edhe vera e kuqe.

Kështu lidhshmëria ndërmjet konsumimit të alkoolit dhe shfaqjes së kancerit të gjirit që paraqet shqetësim për disa gra, pra pirja e 100% e lëngut të rrushit, mund të ndihmojë zemrën tuaj dhe ndoshta shëndetin e gjirit tuaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.