Fundamenti

Përbërësit më të shëndetshëm gjenden në lëvoren e mollës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Hulumtuesit kanë vërtetuar se më shumë se dymbëdhjetë materie që gjenden në lëvoren e mollës frenojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit, mëlçisë dhe të zorrës së trashë.

Thënia “një mollë në ditë dhe nuk ke nevojë për mjek” ekziston me një arsye, sepse kjo pemë përmban materie të dobishme dhe ushqyese për organizmin e njeriut.

Uji Dea

Për efektin shërues të mollës njerëzit kanë ditur qysh moti, e pema që sipas legjendës ka ardhur nga parajsa, mes tjerash është edhe simbol i ripërtëritjes. Përbërësit më të shëndetshëm gjenden në lëvoren e mollës.

Sipas mjekëve gjermanë, mollët dhe lëngu i mollës nxitin mekanizmin biologjik me të cilin gjatë procesit të fermentimit krijohen substanca antikancerogjene. Nëse konsumojmë vetëm dy molla brenda ditës kemi bërë shumë për shëndetin tonë. Pos se është e pasur me ujë, molla përmban edhe karbohidrate, proteina dietale, vitamina C, A, E, B1, B2, B6, si dhe beto karotinë, pastaj mineralet – kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe hekur.