FITORJA

Përbërësi i fuqishëm që djeg yndyrën dhe nxit metabolizmin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është shumë e rëndësishme të kujdeseni për peshën tuaj trupore për të shmangur disa nga rreziqet shëndetësore.

Gjegjësisht, obeziteti rrit rrezikun e gjendjeve të rrezikshme, si diabeti i tipit 2, goditja në tru dhe sëmundjet e zemrës. Ndryshimet e shëndetshme dhe të qëndrueshme të stilit të jetesës mund ta mbajnë peshën tuaj nën kontroll.

Duke folur në kanalin e tij në TikTok, doktori i Harvardit, William Lee, zbuloi se ekziston një përbërës, të cilin nëse e shtoni në dietën tuaj, mund ta përshpejtoni procesin e humbjes së peshës.

“Po sikur t’ju thosha se ndoshta keni një përbërës të fuqishëm për djegien e yndyrës dhe për nxitjen e metabolizmit në kuzhinën tuaj? Unë po flas për kanellën”, citon Daily Express fjalët e ekspertit.

GRANDEMALL

Ai shtoi se kanella ka më shumë se 20 substanca të ndryshme bioaktive që mund të ndikojnë në metabolizmin. Një studim klinik nga India tregoi se kanella mund të përmirësojë nivelet e glukozës në gjak, ta zvogëlojë perimetrin e belit dhe madje ta ndryshojë sindromën metabolike.

Një studim i publikuar në vitin 2017 në revistën Lipids in Health and Disease krahasoi efektet e konsumimit të tre gramë kanelle në ditë për 16 javë, krahasuar me marrjen e një placeboje.

Rezultatet e studimit zbuluan se pjesëmarrësit që iu dhanë kanellë, humbën peshë dhe kishin presion të ulët të gjakut, nivele të ulëta të sheqerit dhe kolesterolit në gjak. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.