Përballje shqiptarësh në Bundesligë

Mesfushori kosovar Valon Behrami me skuadrën e tij Hamburg do t’i bëjnë ‘konak’, anësorit gjilanas Xherdan Shaqiri me skuadrën e tij kampione Bayern Munich. Udhëtim të lehtë nuk pritet të ketë as Borussia Dortmund e cila do të luaj në udhëtim tek Mainz 05.
Favoritët nuk do të kenë punë të lehtë në javën e katërt të Bundesligës gjermane. Kampioni në fuqi, Bayern Munich, do të ketë udhëtim tejet të vështirë, pasi do të përballët me skuadrën në krizë të Hamburgut, e cila së fundmi ka ndërruar edhe trajnerin.
Ndryshe kjo ndeshje përveç që është një derbi i vjetër i Bundesligës gjermane, do të jetë edhe derbi i shqiptarëve që luajnë në këto dy ekipe të mëdha…(Arena)