Uji Dea

Përballja me Shqipërinë, Ventura: Ndeshje delikate që mund të hapë skenarë të rinj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Itali do të sfidojë Shqipërinë më 24 Mars në qytetin sicilian të Palermos. Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare në historinë e dy vendeve. Trajneri i të kaltërve Giampiero Ventura theksoi se është një takim mjaft delikat, kjo pasi rezultati përfundimtar mund të hapë skenarë të rinj, në aspektin pozitiv apo negativ.

Kjo do të jetë sfida e parë zyrtare në historinë e dy vendeve. Trajneri i të kaltërve Giampiero Ventura theksoi se është një takim mjaft delikat, kjo pasi rezultati përfundimtar mund të hapë skenarë të rinj, në aspektin pozitiv apo negativ.

Në lidhje me zgjedhjen e federatës për ta luajtur këtë duel në jug të gadishullit apenin, pra në Palermo tekniku i kombëtares italiane deklaroi se nuk është një zgjedhje për tu larguar nga shqiptarët, por sepse qytetarët e Palermos kanë qenë gjithnjë të afërt me përfaqësuesen.

HW

“Nuk është vetëm një ndeshje historike për Shqipërinë, por edhe për Italinë pasi është hera e parë që përballemi në një takim zyrtar. Është një ndeshje mjaft delikate, dhe rezultati përfundimtar mund të hapë skenarë të rinj në këto kualifikuese, pozitivë ose negativë. Qyteti i Palermos u zgjodh pasi në këtë qytet kombëtarja jonë ka gëzuar gjithnjë mbështetjen maksimale të publikut. Ne e kemi detyrim ti bëjmë krenar të gjithë italianët”, tha Ventura.

Ventura gjithashtu kërkoi të evidentonte talentet e shumtë që Italia ka në dispozicion duke shtuar se nëse “azzurrët” kualifikohen për në botërorin e Rusisë, atëherë është e sigurt që do të jenë surpriza më e bukur e turneut, kjo pasi trajneri sheh dëshirën e madhe që lojtarët e rinj kanë për të përfaqësuar kombëtaren e tyre në nivele të larta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.