Fundamenti

Përballë Rusisë e Serbisë, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Ushtrinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin tranzicionin e FSK-së dhe se legjislacioni i kaluar nga Kuvendi i Kosovës është një e drejtë sovrane e Kosovës për të themeluar një forcë të armatosur.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i SHBA-së në KS të OKB-së, Jonathan Cohen, sipas të cilit një veprim të tillë nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

“FSK është rezultat pas pavarësisë së Kosovës të cilën e ka njohur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë”, ka thënë ambasadori amerikan.

Eco Higjiena

Në këtë drejtim ai ka thënë se presin Qeveria e Kosovës që të respektojë të gjitha rregullimet, përkatësisht se çdo lëvizje e trupave në Kosovës duhet të merr miratimin e NATO-s.

“Ne i udhëzojmë të dyja vendet të mos marrin vendime provokuese por të ulen në tryezën e dialogut”, ka thënë Cohen.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK-së në ushtri të Kosovës. /Telegrafi/