Fundamenti

Perandoria e milionerëve zhvat paratë e klasës së diskriminuar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Politikanët punojnë për interesa të bizneseve oligarkike.
Hyseni: Pushteti krijon dhe zgjeron bizneset në favor të zhvatësve.

“Në klasën e të privilegjuarve janë pushtetarët dhe oligarkët e lidhur me ta, të cilët janë bërë milionerë në Kosovën e pasluftës, dhe e kanë krijuar perandorinë e milionerëve nga paraja e klasës së diskriminuarve, që do të thotë se kanë krijuar pasuri marramendëse nga kurrizi i popullit, korrupsioni, krimi i organizuar, informaliteti, nga vjedhja dhe zhvatja e parasë publike”, thotë analisti Faik Krasniqi

FIDANISHTJA

Kosova është vend ku klasa e më të pasurve janë pushtetarët dhe oligarkët e lidhur me ta. Është krijuar perandoria e milionerëve, të cilët përfitojnë nga paraja e taksapaguesve. Edhe bizneset e perandorisë financiare janë krijuar përmes parasë publike, përmes tenderëve e monopoleve të krijuara. Lidhja e pushtetit me oligarkinë funksionon më së miri për të zhvatur sa më shumë të mirat publike./kosova sot/