Uji Dea

Për vullnetarizëm shembullor, nderohet diaspora dhe këshilli i fshatit Lubishtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Një delegacion i fshatit Lubishtë i përbërë nga përfaqësues të banorëve, këshillit të fshatit dhe diasporës, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti.

Qëllimi i organizimit të kësaj pritjeje ishte në shenjë falënderimi për kontributin dhe vullnetarizmin qytetar të banorëve të këtij lokaliteti, respektivisht diasporës, për realizim të projekteve dhe zhvillim të aksioneve të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari Haliti edhe ka nderuar me dekoratën e pavarësisë këshillin e fshatit dhe diasporën e fshatit Lubishtë, duke theksuar se kontributi i çmuar i këtyre banorëve duhet të jetë shembull për lokalitetet tjera.

Uji Dea

Ai madje ka premtuar se do të jetë afër këtyre banorëve, që ti mbështes me projekte të reja, që kanë për qëllim mirëqenien e tyre.

Ndërkohë në emër të delegacionit të fshatit Lubishtë, Ahmet Ahmeti ka shprehur falënderime në emër të Institucioneve komunale për gjithë mbështetjen e deritanishme, për realizim të projekteve, duke mos lënë anash këtë fshat, krahas fshatrave të tjera./rajonipress/