UBT

Për vrasjen e vëllait dënohet me 25 vite burgim

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Gjykata e Qarkut në Gjilan e ka dënuar Idriz Hajrizin (1966) me 25 vjet burgim, për shkak se nëntor të vitit të kaluar kishte vrarë vëllain e tij .

Trupi gjykues i kryesuar nga Vllastimir Dimiq, ia ka shqiptuar këtë dënim 45-vjeçarit pasi prokuroria nuk ka arritur ta dëshmojë akuzën e vrasjes për qëllime pasurore e trupi gjykues nuk e ka marrë parasysh as pretendimin e mbrojtësit Ramadan Leka, se vrasja është kryer në gjendje të afektit mendor.

Sipas avokatit mbrojtës, Idriz Hajrizi e ka kryer veprën në rrethana të një tronditje të fortë mendore, keqtrajtimi apo fyerje të rëndë që mund t`i ketë bërë atij i ndjeri Sadri Hajrizi (1947) nga fshati Uglar, me banim në Gjilan, lagja “Dardania 2”, për shkak se nuk i kishin të rregulluara çështjet pronësore.

Ky rast kishte tronditur qytetarët e Gjilanit aq më shumë ngase pasi ishte kryer vepra vrasësi kishte tentuar që të fshehë gjurmët. Vëllanë e vrarë e kishte fshehur në pusin (bunarin) e shtëpisë ku e gjet pas disa ditësh pas një hetimi intensiv të krimeve rajonale, të cilët zbuluan edhe vrasësin që doli të ishte vëllai i viktimës.

Fidanishtja

Tashmë i dënuari fillimisht ishte shprehur madje i brengosur për humbjen e vëllait dhe ai veprën e kishte pranuar vetëm pasi ishte zbuluar dhe pastaj madje kishte rrëfyer edhe mënyrën e vrasjes së vëllait. Sipas tij, vëllanë Sadriun e kishte qëlluar me sëpatë në kokë dhe e kishte treguar vendin ku i kishte fshehur rrobat e gjakosura, pas kryerjes së këtij akti të rëndë e pastaj trupin e kishte hedhur në pus për të humbur gjurmët.

Nipi i viktimës kishte kërkuar asistimin e policisë për të hapur derën e shtëpisë së Sadri Hajrizit, tani i ndjerë, pasi që ai nuk ishte parë të hynte apo dilte nga shtëpia e tij. Pasi ishte thyer dera e shtëpisë, aty u vërejt se kishte njolla gjaku.

Në shtëpinë e të dyshuarit, nën shtrat, gjatë bastisjes është gjetur një thikë e madhe, e përgjakur që ka qenë nga kompleti i thikave të kuzhinës së viktimës. Më pas, gjatë kontrollit të oborrit dhe rrethinës së shtëpisë trupi i viktimës është gjetur në pusin që gjendej në oborr. I dyshuari e kishte pranuar veprës penale të vrasjes.

Dorasi kishte rrëfyer edhe mënyrën e vrasjes së vëllait. Sipas tij, vëllanë Sadriun e kishte qëlluar me sëpatë në kokë, po ashtu kishte treguar vendin ku i kishte fshehur rrobat e gjakosura dhe pastaj që trupin e kishte hedhur në pus./rajonipress/zeri/