Hidromorava - Gjilan

Për vite i keni shmangur nga frika e kilogramëve të tepërt, por studimi sjell një zbulim interesant

Për vite i keni shmangur nga frika e kilogramëve të tepërt, por studimi sjell një zbulim interesant

Një studim i realizuar nga Universiteti i Torontos ka sfiduar këshillat e kahershme për shmangien e produkteve të qumështit me yndyrë të plotë, si qumështi, djathi dhe jogurti, nga frika e shtimit në peshë.

Në hulumtim morën pjesë 74 të rritur me mbipeshë ose obezitet, të cilët u monitoruan për 12 javë.

Rezultatet treguan se personat që konsumuan tri porcione produkte qumështi me yndyrë të plotë në ditë nuk shtuan më shumë peshë dhe nuk patën rritje të kolesterolit, krahasuar me ata që konsumuan sasi të vogla të tyre.

UBT KOSOVE

Përveç kësaj, pjesëmarrësit që konsumuan më shumë produkte të qumështit patën marrje më të lartë të kalciumit, proteinave dhe vitaminës D, ndërsa u vërejt edhe përmirësim i tensionit të gjakut.

Sipas profesorit të nutricionit në Universitetin e Torontos, Harvey Anderson, produktet e qumështit përmbajnë proteina dhe lëndë të tjera ushqyese që ndikojnë në mënyrën se si trupi i përpunon yndyrnat.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se hulumtimi ishte i vogël dhe zgjati vetëm tre muaj, ndaj nevojiten studime më të gjera për të kuptuar ndikimin afatgjatë të këtyre produkteve në shëndet.

Ndërkohë, këshilla e ekspertëve mbetet konsumimi i larmishëm dhe i moderuar i ushqimeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.