FIDANISHTJA

Për Tribunalin mund të vendosë edhe KS i OKB-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në mes të qershorit të këtij viti, një panel gjykatësish do të nisë punën në Bruksel. Pas konsultimeve, kryeqyteti belg pritet të jetë vendi ku do të vendoset Tribunali për krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt. Si vende të mundshme që janë diskutuar kanë qenë edhe Londra ose Berlini, ndërsa edhe pse do të shfrytëzohen kapacitetet e Hagës, gjykata nuk do të vendoset në këtë qytet holandez, për t`i ikur ngjashmërive me Tribunalin e Hagës për krime Lufte në Ish-Jugosllavi.

Institucioneve të Kosovës, gjegjësisht Qeverisë dhe Parlamentit, u është ofruar mundësia që të votojnë themelimin e Tribunalit që do të gjykoje krimet e pretenduara se janë bërë nga UÇK-ja në periudhën 1998-2000.

Qeveria dhe përbërja aktuale e Kuvendit, vështirë se do të mund ta miratojnë një vendim të tillë, andaj BE-ja po përgatitet edhe për skenarin tjetër nëpërmjet të cilit do të krijohej Tribunali.

FIDANISHTJA

Një vendim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do ta jetësonte Tribunalin pa pasur nevojë për vendim të institucioneve vendëse. Sipas burimeve të gazetës, do të përdoren të gjitha mundësitë që vendimi të merret me 80 vota të Kuvendit të Kosovës.

Në një skenar të tillë, atëherë krijimi i Tribunalit do të ishte i ngjashëm me procedurat që kanë ndodhur në krijimin e EULEX-it…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.