RCCOLA

Për tri orë ul shtypjen e gjakut: Lëngu i vishnjave u sugjerohet të gjithë të sëmurëve

/ 2 minuta lexim

Lëngu i vishnjave ndikojnë në organizëm ngjashëm sikurse ilaçet për uljen e shtypjes së gjakut, theksojnë ekspertët nga universiteti “Nortambri”. Njerëzit që kanë pirë 60 ml lëng të vishnjave të tretur me pak ujë, për shtatë për qind e kanë ulur shtypjen e gjakut brenda tre orëve.

Kjo mjafton që rreziku për sulm në tru të ulet për 38 për qind, e nga sulmi në zemër për 23 për qind. Kjo veti e shkëlqyeshme i përshkruhet efektit të acideve të fenolëve nga vishnjat, që njëherësh janë edhe antioksidues i fortë.”Shumicën e sëmundjeve kardiovaskulare e shkaktojnë faktorët që mund të kontrollohen dhe të ndryshojnë. Aty zakonisht bën pjesë shtypja e lartë e gjakut, niveli lartë i kolesterolit, mbipesha, duhani, mungesa e ushtrimeve fizike dhe diabeti. “Shtypja e lartë e gjakut është shkasi lider i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, derisa edhe rënia e vogël e shtypjes së gjakut mundet të ketë në shkallën e vdekjes”, ka shpjegua autorja e studimeve Caren Ceen.

Mobi Casa

Për këtë arsye, njerëzit që vuajnë nga shtypja e lartë duhet të konsumojnë më shumë vishnja, sidomos në sezonin e tyre, por edhe mund t’i konsumojnë të ngrira më pas,transmeton gazeta Kosova Sot.