Eko Higjiena

Për tre vjet, 17 milionë euro për pensionet e mësueseve të viteve të ’90-ta

/ 2 minuta lexim
HW

Hiç më pak se 16 milionë e 757 mijë euro janë paraparë të ndahen nga buxheti i shtetit për tre vjetët e ardhshëm vetëm që të mbulohen kontributet e 12.045 mijë personave, punëtorë të arsimit e të cilët kanë punuar gjatë viteve të ’90-ta, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në një përgjigje me shkrim, që zyrtarë për informim pranë Zyrës së Kryeministrit ia kanë dhënë gazetës “Zëri”.

“Projektligji është aprovuar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvend. Kostoja për tre vjet është 16.757.000 euro, periudha 2018-2020 dhe do të përfitojnë 12045 persona. Kuvendi e aprovon dhe e përcakton datën e fillimit të implementimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të këtij institucioni. Procedimin më tutje të këtij projektligji nuk arriti ta ndalë as alarmimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) se me këto përfitime të paralajmëruara do të rrezikohet buxheti i shtetit.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, në një intervistë për “Zërin” kohë më parë pati deklaruar se me propozime të tilla të përfitimeve do të rrezikohet buxheti i shtetit.

Eco Higjiena

Veç përfitimeve për mësimdhënësit e viteve ’90-’99, Vermueulen pati kundërshtuar edhe skemën e propozuar të pensioneve të parakohshme për forcat policore.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për iniciativat e shpenzimeve sociale, siç është skema e propozuar e pensioneve për mësuesit që punonin në sistemin paralel në vitet 1990 ose skemën e pensionit të parakohshëm për forcat policore”, kishte deklaruar ai.

Sipas tij, këto do të krijonin detyrime të mëdha të pensioneve të pafinancuara, të cilat sistemi i pensioneve tashmë i pafinancuar në Kosovë thjesht nuk mund ta përballojë.

“Për më tepër, kërkesa për skema të ngjashme për profesione të tjera me siguri do të pasojë, duke vënë në rrezik buxhetin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, ishte shprehur përfaqësuesi rezident i FMN-së në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.