ARKATANA

Për tre muaj, në tetë institucione, njëzet tenderë të parregullt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lëvizja FOL ka publikuar raportin e saj të rregullt “Monitoruesi i Prokurimit”, për periudhën janar-mars 2013. Në këtë raport pasqyrohen shkeljet dhe parregullsitë ligjore të ministrive, ndërmarrjeve publike (KEK dhe PTK) dhe komunave gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Kenan Tora nga Lëvizja FOL tha se “Ministritë, Ndërmarrjet Publike (KEK dhe PTK) dhe Komunat e Republikës së Kosovës edhe në periudhën e parë tremujore të këtij viti kanë vazhduar trendin e shkeljeve dhe parregullsive ligjore në fushën e prokurimit publik”.

“Në këtë periudhë tre mujore, institucionet e lartë-përmendura kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej 20 tenderë të ndryshëm. Nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit, prej këtyre 20 tenderëve 17 janë kthyer në ri-vlerësim, kurse tre sosh janë kthyer në ri-tenderim”.

FIDANISHTJA

Sipas të gjeturave të këtij raporti, ministritë kanë shkelur dispozitat ligjore të prokurimit publik në tre tenderë të ndryshëm, duke vazhduar me KEK dhe PTK ku kanë bërë shkelje ligjore në 11 tenderë të ndryshëm, si dhe komunat të cilat kanë bërë shkelje ligjore në gjithsej gjashtë tenderë.

Duke pas parasysh nivelin e lartë të keqpërdorimeve dhe aferave korruptive, si dhe nivelin e ultë të transparencës së proceduarve të prokurimit publik, Kenan Tora më tej ka pohuar se “Lëvizja FOL ka rekomanduar fillimin e ndryshimeve në Ligjin e Prokurimit Publik, me qëllim që të përgatitet baza e mirëfilltë ligjore për funksionalizmin e prokurimit elektronik”. Kjo, sipas përfaqësuesit të kësaj Lëvizjeje, “do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe në zvogëlimin e mundësisë për keqpërdorime dhe shkelje ligjore në këtë fushë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.