Fundamenti

Për tre muaj 127 milionë të hyra nga mërgimtarët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, të hyrat e drejtpërdrejta të parave në Kosovë nga mërgimtarët tanë, vetëm për tremujorin e parë të këtij viti janë 127 milionë euro.

Në këtë kohë krize financiare kontributi i diasporës vlerësohet si jetik për vendin tonë thonë analistët të ekonomisë.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në Kosovë shënohet rritje e remitancave nga bashkatdhetarët tanë e të cilët në forma të ndryshme po kontribuojnë në Kosovë.

Familja e Iliriana Krasniqi –Sfarca, ka rreth 20 vjet që jetojnë në Angli dhe çdo vit pushimet i kalojnë në vendlindje. ”Ne e duam Kosovën, është vendlindja jonë dhe kemi dëshirë të takohemi me familjarët. Zakonisht ne kalojmë shumë mirë kur vijmë në Kosovë dhe shpenzojmë dikund rreth 3 deri 4 mijë euro”, deklaroi ajo, raporton RTK.

Eco Higjiena

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm për tremujorin e par të vitit 2013 remitancat janë 127 milion Euro. Ndërsa Lumir Abdixhiku nga Instituti “Riinvest” tha se dërgesat e drejtpërdrejta nga mërgimtarët janë infuzion financiar për vendin tonë.

”Pra remitancat kanë shëmuar një rritje më të lehtë në krahasim me vitin e kaluar,prandaj them se kontributi financiar prej diasporës në Kosovë është jetik për vendin tonë sidomos në një kohë të një paqëndrueshmërie ekonomike dhe mungesës së parave të gatshme në treg. Pra është një infuzion financiar esencial për vendin tonë”.

97% e parave të pranuara nga jashtë në formë të remitancave shkojnë për konsum ndërsa vetëm 3% për investime e që me deficitin e tanishëm tregtar pothuajse të gjitha prapë kthehen jashtë vendit.

Ndërsa për vitin 2012 në Kosovë janë shënuar 436.7 milion të hyra nga diaspora.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.