Për t’i mbërri të njëqindat, konsumojeni këtë ilaç me hudhër dhe mjaltë
Vetëm një thelb hudhër në ditë, në bazë të hulumtimeve të shumta, e ul nivelin e kolesterolit për njëzet për qind, ul shtypjen e lartë të gjakut si dhe parandalon formimin e droçkave në gjak.
Për hudhrën si temë kurrë nuk mjafton të ndalojmë së foluri, kjo pasi vetitë shëruese të hudhrave nuk kanë të ndalur, janë të pabesueshme. Kjo perime është treguar e dobishme për zemër, sepse ul shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin, si dhe parandalon shumë sëmundje. Në vijim ju sjellim një recetë të thjeshtë. Receta për imunitet “pa aromë ” me hudhër dhe mjaltë.
Përbërësit e nevojshëm: – 2,3 thelpinj hudhër; – 1 lugë mjaltë. Përgatitja: Copëtoni 2-3 thelpinj të hudhrës, e më pas i përzieni me një lugë mjaltë dhe këtë ilaç e konsumoni çdo ditë. Për rreth shtatë ditë, do të ndiheni më të fortë dhe më mirë. Nëse dëshironi ta shmangni ta konsumoni çdo ditë, përgatitni sasi më të madhe dhe mund ta ruani, e konsumoni deri në fund të dimrit, apo deri në fillim të stinës së pranverës.
(Kosova Sot)


