HW

Për tentimvrasje,11 vjet burg kryesit kosovar dhe porositësit zviceran

/ 2 minuta lexim
HW

Prokurori kishte kërkuar 18 vjet burg për bankierin që kishte paguar për vrasjen e bashkëshortes ndërsa për tre ekzekutuesit nga 16, 15 dhe 13 vjet burg.

Në Gjenevë të premten ka përfunduar procesi gjyqësor kundër një bankieri që ka paguar një kosovar për t`ia vrarë bashkëshorten. Akti ka ndodhur në shkurt të vitit 2012, me ç`rast gruaja kishte shpëtuar ndërsa në fillim qe menduar se ajo kishte qenë viktimë e plaçkitjes.

Gjykata Penale e Gjenevës e ka shpallur të akuzuarin kryesor, fajtor për nxitje për tentim vrasje. Prokurori kishte kërkuar 18 vjet burg ndërsa për tre ndihmësit e tij nga 16, 15 respektivisht 13 vjet burg. Avokatët e tyre, nga ana tjetër kanë pleduar për dënime dukshëm më të ulëta. Ata, në kërkesën e tyre kanë nënvizuar se bankieri e kishte kthyer mbrapsht urdhri për vrasje. Për këtë arsye sipas tyre, nuk ishte dashur fare të ndodhte sulmi që kishte ndodhur më 19 shkurt 2012.

Gruaja 47 vjeçare e bankierit ishte sulmuar me thikë para hyrjes së shtëpisë nga kosovari, i cili e kishte rrëzuar përtokë. Pastaj ai e kishte tërhequr zvarrë nëpër dysheme dhe e kishte ngufatur. Megjithatë, në momentin e fundit ai kishte hequr dorë, gjegjësisht e kishte lëshuar vendin e ngjarjes.

Hidromorava

Trupi gjykues ka dënuar me 11 vjet burg bankierin për nxitje të tentim vrasjes. Po kështu me 11 vjet burg është dënuar edhe kosovari i cili kishte marrë porosinë për të bërë vrasjen, e cila kishte mbetur në tentativë. Dy ndihmësit kanë marrë dënime nga 7 vjet burg.

Bashkëshorti i akuzuar nuk ka mohuar se përmes një ndërmjetësuesi ka dhënë urdhër për vrasje. Por ai këmbëngul se urdhrin në fjalë e kishte tërhequr një javë para se të ndodhte sulmi.

Motivi për vrasjen e gruas qëndronte në faktin se ajo trashëgonte një pasuri të madhe ndërsa bankieri, i përfshirë në aferën Madof e cila kishte tronditur financat botërore në vitin 2008. Për pasojë, ai kishte probleme financiare.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.