FIDANISHTJA

Për tejkalimin e krizës energjetike duhen 60 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shpërthimi në termocentralin “Kosova A” do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 60 milionë euro. Korporata Energjetike e Kosovës do t’i humbë afro 30 milionë euro nga mosrealizimi i të hyrave për shkak të mungesës së prodhimit të TC “Kosova A”, për periudhën qershor 2014 deri në mars 2015, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe rreth 10 milionë euro të tjera, KEK-ut do t’i duhen për investime kapitale, për riparimin e Njësisë A5. Kostoja shtesë e importimit të energjisë elektrike për periudhën qershor 2014 – mars 2015, është llogaritur të jetë rreth 20 milionë euro, në vartësi të çmimit të tregut dhe disponueshmërisë së energjisë në rajon.

Për të parandaluar reduktimet e ashpra të energjisë elektrike, sistemit i duhen rreth 60 milionë euro, aq sa është kostoja e importimit shtesë të energjisë elektrike.

ARKATANA

Kostoja e importimin të energjisë elektrike deri në dhjetor të vitit 2014 pritet të arrijë në rreth 35 milionë euro. Kurse, kostoja shtesë për importimin e energjisë elektrike nga janari deri në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm është rreth 16 milionë euro. Përveç kësaj, Korporata Energjetike e Kosovës llogarit se për riparimin e dy njësive A4 dhe A5, do t’i duhen edhe rreth 11 milionë euro.

Ky është njëri nga skenarët për të shmangur reduktimet e energjisë elektrike deri në mars të vitit 2015, i cili parasheh që gjatë vitit 2014 të jetë në funksion vetëm njësia A3, ndërsa A4 dhe A5 të kthehen në funksion më 1 prill të vitit 2015.

Si rrethanë rënduese përmendet edhe kriza e parashikuar e furnizimit me gaz në Evropë për shkak të situatës së krijuar në Ukrainë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.