UBT

Për tejkalim në vijë të plotë gjobitet 150 euro dhe masa e ndalimit prej tre muajsh

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtëse e cila duke drejtuar automjetin e saj në fshatin Budrikë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Uji Dea

Ndaj kësaj kundërvajtëse është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/