Hidromorava

Për të nëntën herë, në Grykën e Karadakut, mbahet Manifestimi rajonal i poezisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Thellë në Grykën e Karadakut, në hapësirat e shkollës fillore “Bajram Curri”, në Shurdhan, u mbajt Manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, pikërisht kur Kosova po dhe Gjilani po e shënojnë me bujë, 20 vjetorin e çlirimit, të paqes dhe zhvillimit të vendit. Kryetari i Ars Clubit “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se poetët e trekëndëshit kufitar, Kosovë – Serbi ( Kosovë Lindore) si dhe Maqedoni e Veriut, bashkë dhe me poetë të tjerë nga trevat shqiptare,po takohen për herë të nëntë në këtë Grykë historike të Karadakut, prej nga po përçojnë mesazhe, afrie, mirëkuptimi e dashurie midis popujve të Ballkanit, përmes vargjeve, duke e luftuar kështu të keqen e njerëzimit përmes artit të bukur të fjalës.

Duke i përshëndetur dhe përgëzuar poetët dhe artdashësit për këto nëntë edicione, të cilat ishin në shërbim të paqes e të lirisë së Kosovës, kryetari i komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, i cili ishte i pranishëm bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Lirije Kajtazi si dhe drejtoreshën e kulturës, znj. Shpresa Hajdari, tha mes tjerash se, edicioni i sivjem i këtij Manifestimi, po mbahet pikërisht në ditën e çlirimit të Gjilanit dhe, të dhënies së Çmimit letrar “Beqir Musliu”., kësaj here, një zonje, shkrimtares, arkeologes dhe anëtares së Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Edi Shukriut.

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, pas ceremonisë së dhënies së Çmimit letrar, “Beqir Musliu”, zonjës Edi Shukriu, nderoi me Mirënjohje edhe aktorin e teatrit të Gjilanit, z. Ramadan Kurti, i cili para pak ditësh u pensionua por, që për dekada të tëra,, nëpër skena të ndryshme brenda e jashtë Gjilanit, ishte dhe në shërbim të afirmimit të fjalës artistike.

Përndryshe, pjesa e parë e Manifestimit rajonal të poezisë, iu përkushtua portretit letrar të shkrimtares Edi Shukriu, ku me referimet e tyre u paraqitën shkrimtarët Ibrahim Kadriu e Anton Nikë Berisha si dhe moderatorja Fatushe Haliti, e cila deklamoi pjesë nga krijimtaria poetike e laureates së sivjeme të këtij çmimi prestigjioz letrar, i cili jept nga viti 2004 e këndej.

United Hospital

E, në pjesën e dytë të Manifestimit, në orën poetike të titulluar, “Koha e Poezës”, ma vargjet e tyre u paraqitën: Kaltrina Berisha, Mehmetali Rexhepi, Selvete Abdullahu e Nijazi Ramadani, që të gjithë nga Gjilani, pastaj, Bilall Maliqi, Havushe Kasumi – Ahmeti, Nehar Ramizi e Jalldëze Kasumi nga Kosova Lindore, kurse prej Kumanovës, kësaj here lexuan: Sevdail Demiri, Nehas Sopaj, Synaj Raimi, Bejtush Mehmeti e Selajdin Shabani, Po dhe poetët: Liza Pllana Maloku, Hajdin Morina. Blerina Tërbunja, Ramë Oraça e Fehmi Ajvazi.

Krijuesve të pranishëm, si dhe artdashësve, nga ana e Organizatorit, iu dhurua revista e sapobotuar e Manifestimit “Trekëndëshi poetik i paqes”, edicioni i nëntë si dhe numri i 25-të i revistës AGMIA.

Manifestimin si dhe herave tjera, pjesërisht e mbështeti MKRS-ja – përkatësisht Departamenti i Kulturës si dhe Kampioni i peshave të rënda në boks, versioni ËBF, Erzen Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.