KKGJILAN

Për të hetuar në mënyrë cilësore krimin e urrejtjes së pari duhet të identifikohen “krimet e urrejtjes”

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Të martën është organizuar Punëtori pune për “Evidentimin dhe Hetimin e krimeve me motive potenciale të urrejtjes” me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, Organizuar nga Sektori i OSBE-së, për Monitorim dhe zhvillim të Policia së Kosovës.

Gjatë punimeve në ketë punëtori është diskutuar bashkëpunimi aktual, sfidat, dhe janë dhanë propozime drejt rritjes së ndërveprimit midis këtyre institcioneve me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.

Për të hetuar në mënyrë cilësore krimin e urrejtjes dhe mbledhur të dhëna të nevojshme, së pari duhet të identifikohen “krimet e urrejtjes”.

Fundamenti

Mbledhja e të dhënave, aktivitetet e menjëhershme në terren dhe bashkëpunimi me të gjithë aktorët e sigurisë pa dyshim janë prioritet i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët e tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë, janë të përkushtuar që të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë qytetarët e saj thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/