Për të ardhmen e shqipes duhet të bëhet përafrimi i mëtejmë mes dy kryedialekteve
Gazmend Bërlajolli është nga Peja, ndërkaq jeton herë në Prishtinë e herë në Tiranë. Pasi kishte mbaruar studimet bazë për linguistikë në Londër, ka bërë master për gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Është bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Rrokullia”, e cila viteve të fundit ka botuar libra të ndryshëm të karakterit filozofik, religjioz, sociologjik e historik. Bërlajolli aktualisht është duke përgatitur një studim për mundësinë e futjes së paskajores në gjuhën standarde.
Në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela me Kohën Ditore”, Bërlajolli flet më gjerësisht për studimin e tij./koha/


