KKVITI

Për sulm ndaj personave zyrtarë dënohen me burgim efektiv

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Ramadan Kastrati, Arsim Kastrati dhe Feti Kastrati. Me datë 23.11.2017 me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për bastisje tek shtëpia e të akuzuarve në fjalë në fshatin Karaqevë e Epërme. Gjatë bastisjes policia ka hasur në rezistencë nga këta persona, duke fyer dhe sulmuar zyrtarët policor, të cilët më pas kanë marr edhe trajtim mjekësor.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur që të zhvilloj operacionin e saj dhe ka arritur të konfiskoj një armë gjuetia, 12 mm me 32 fishekë, si dhe një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, me 17 fishekë.

I akuzuari Ramadan Kastrati me këto veprime ngarkohet me veprën penale 1) sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, kanosje.

United Hospital

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të akuzuarit Ramadan Kastrati ka shqiptuar një dënim unik prej 1 (një) vit burgim dhe një dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro.

Ndërkohë të akuzuarit Arsim Kastrati dhe Feti Kastrati dënohen me nga 3 (tre) muaj burgim efektiv. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.