Për statusin e veteranit të UÇK-së edhe 150 kandidatë nga Lugina e Preshevës

Luginë e Preshevës – Derisa për Kosovën (mbi 50 mijë) dhe Shqipërinë (420) tashmë dihet për numrin e veteranëve të luftës, që ishin pjesëmarrës në radhët e UÇK-së, mirëpo numri zyrtarë i veteranëve të Luginës që ishin pjesëtarë të UÇK-së ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithëse deri duku edhe ai numër dihet.
Burimet nga udhëheqësit e luftës së UÇPMB-së, kanë konfirmuar për “Presheva Jonë” se pjesëmarrja e luftëtarëve tanë nga Lugina e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) do të thotë që kanë marrë pjesë në UÇK ka qenë rreth 150 pjesëmarrës (veteranë apo luftëtarë nga Lugina).
Ndonëse, OVL e UÇPMB-së ende është duke mbledhur të dhëna dhe fakte lidhur me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo sipas përfaqësuesve të luftës së këtij rajoni, ata janë shprehur pa hezitim se statusi i veteranit të UÇK-së u takon edhe atyre.
Mirëpo, shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, ndonëse pjesëmarrja e tyre ka qenë e konsiderueshme në përfshirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rreth 150 luftëtarë, ata ende nuk kanë aplikuar dhe kërkuar të gjithë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për statusin e veteranit nga Lugina e Preshevës, të cilët kishin luftuar krahë-përkrah vëllezërve kosovarë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por, për momentin për dallim me Kosovën dhe Shqipërinë kjo “vonesë” e OVL-së së UÇPMB-së kuptohet, për shkaqe të situatës komplekse, çka siç janë zotuar nga OVL e UÇPMB-së se së shpejti do të dihet edhe për numrin e saktë të veteranëve dhe luftëtarëve nga Lugina, që kanë qenë të përfshirë në radhët e UÇK-së, çka është duke u punuar në këtë drejtim, por për momentin nuk janë të gatshëm ta konfirmojnë as numrin, e as emrat e tyre.
Megjithatë, përkundër asaj se OVL e UÇPMB-së ende nuk ka dalë zyrtarisht lidhur me numrin e veteranëve dhe luftëtarëve të UÇK-së nga Lugina, përfaqësuesit e kësaj lufte nga Lugina njoftuan se një status të njëjtë nga shteti i Kosovës e gëzojnë edhe luftëtarët e Luginës së Preshevës.
Ndaj, burimet nga “Presheva jonë” kanë mësuar se statusi i veteranit të UÇK-së i takon edhe rreth 150 shqiptarëve nga Lugina e Preshevës të cilët kishin luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës . Në këtë shifër përfshihen padyshim edhe dëshmorët e rënë në front, persona të burgosur dhe persona të cilët sot jetojnë dhe punojë në Kosovë, apo në perëndim. /Metali Krasniqi/