UBT

Për shtatë çmime konkurrojnë 134 krijime letrare

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në konkursin e sivjem letrar të Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit” 20202, si dhe për Orën e madhe letrare, e njohur tashmë si “Pena e Flakës”, në bazë të konkursit të shpallur kah fundi i dhjetorit të vitit të kaluar e deri më 17 janar 2020, kur edhe është mbyllur, kanë arritur gjithsejtë 143 krijime letrare.

Për tri çmime letrare në poezi, sipas konkursit anonim letrar, konkurrojnë gjithsejtë 75 poezi.

Për tri çmime letrare në prozë – tregimi i shkurtër, konkurrojnë 48 tregime.
Edhe për orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, nga 29 poezitë e dërguara, për Çmimin tradicional letrar “Pena e Flakës”, konkurrojnë 21 poezi, të zgjedhura nga Organizatori i kësaj pjese letrare të Manifestimit, Ars Clubi “Beqir Musliu”.

Hidromorava

Në tërësi, 134 krijime letrare konkurrojnë për shtatë Çmime me datën 31 janar 2020, kur edhe mbahet PENA E FLAKËS, në hapësirat e Bibliotekës së re të Gjilanit, duke filluar nga ora 16:00.

Dy Juri letrare, njëra e konkursit anonim letrar dhe tjetra e Orës së madhe letrare “Pena e Flakës”, tashmë janë emëruar dhe po merren me vlerësimin e gjithë këtyre krijimeve të reja letrare.

Përgjegjësi i pjesës letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2020
Sabit Rrustemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.