UBT

Për shkak të papërgjegjshmërisë së Komunës, Lagjja “Arbëria”, pa ujë të pijes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nga Shefik Surdulli – Se pushtetit aktual në Gjilan, kompanitë publike i sheh vetëm për interesa të pushtetarëve: për të punësuar njerëz të tyre partiak e familjar, kjo po shihet përditë dhe është bërë standard i qeverisë komunale, të drejtuar nga LDK dhe z.Lutfi Haziri në krye të saj.

Prej dje në mëngjes, banorët e lagjes më të madhe në qytet “Arbëria”, janë pa ujë të pijes dhe askush nga autoritetet përgjegjëse të komunës në Gjilan, nuk ndërmerr asgjë.

Shqetësimin më të madh, këta banorë fatkeq, tani e kanë pas njoftimit të kompanisë “Hidromorava”, e cila ka njoftuar se në vendin ku është dëmtuar gypi i ujësjellësit, qëndron një vinç ndërtimi, i një kompanie private, me të cilin “Hidromorava” qenka në negociata për ta larguar vinçin për tu bërë i mundur pastaj intervenimi për evitimin e këtij defekti. Pra, banorët nuk e dijnë edhe sa kohë do të mbeten pa ujë, meqë, sipas njoftimit të “Hidromoravës”, mbetet në vullnetin e pronarit të vinçit se kur ai do ta lirojë hapësirën, ku është dëmtuar gypi I ujësjellësit.

Mobi Casa

Po Komuna ku është, në këtë rast?! Ku është drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike dhe drejtoria e Inspeksionit, të cilët janë kompetent për ta larguar atë vinç ndërtues, nga prona publike, i cili është i vendosur mu aty ku edhe është dëmtuar gypi i ujësjellësit!

Komuna duhet të reagojë sa më pare, bashkë me kompaninë “Hidromorava”, për të mos i lënë akoma pa ujë banorët e lagjes “Arbëria”. Fundja, për ketë punë është komuna, për ti shërbyer qytetarëve të saj edhe kur ata janë në hallë, e jo vetëm për t’ia vjelë taksën e për të manipuluar me te.

Shefik Surdulli /Këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.