ARKATANA

Për shëndet të mirë/ Arsyet pse duhet të hani ullinj çdo ditë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ullinjtë klasifikohen fruta me bërthamë të të njëjtës familje botanike me qershitë dhe pjeshkët. Ullinjtë jeshilë mblidhen në fillim të sezonit të vjeshtës ndërsa të zinjtë kur janë pjekur plotësisht.

Të dy llojet konsiderohen të pasur me yndyrna të shëndetshme për organizmin. Më poshtë do të gjeni të listuara, përfitimet e rëndësishme që merrni nga konsumi i përditshëm i ullinjve.

Përmirësojnë shëndetin e kockave
Një studim i fundit sugjeron se vaji i ullirit parandalon humbjen e masës kockore. Ndaj konsumi i ullinjve është shumë i rekomanduar për kocka të forta.

Ulin kolesterolin
Acidet yndyrore te ullinjtë ulin kolesterolin e keq dhe rrisin kolesterolin e mirë.

Largojnë dhimbjet
Studimet kanë treguar se ullinjtë ndalojnë zhvillimin e enzimave përgjegjëse për shfaqjen e inflamacionit dhe dhimbjes.

HW

Antioksidantët
Ullinjtë janë një burim i shkëlqyer i biofenolëve. Këto antioksidantë, arrijnë të parandalojnë akumulimin e kolesterolit në enët e gjakut.

Janë të pasur me baktere të mira për stomakun
Ullinjtë përmbajnë lactobacillus, një nga bakteret më të mira për stomakun. Sa më shumë baktere të mira të kemi në stomak, aq më e mirë do të jetë tretja dhe aq më pak inflamacion do të kemi në organizëm.

Efikasë kundër rrudhave
Ullinjtë përmbajnë acid oleik që e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme. Në fakt, ngrënia e ullinjve përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe largon rrudhat me të paktën 20 përqind.

Ulin rrezikun e diabetit dhe mbipeshës
Këto fruta me bërthamë janë të pasur me yndyrna mono-të-pangopura dhe ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës. Kjo e mirë vjen nëse nuk konsumoni ushqime të yndyrshme dhe zgjidhni ullirin dhe nënproduktet e tij.

Ulin oreksin e tepërt
Ullinjtë përmbajnë acide yndyrore mono-të-pangopura që ngadalësojnë tretjen dhe stimulojnë hormonet që janë përgjegjëse për të informuar trurin që jeni të ngopur. Konsumi i ullinjve është shumë i rekomandueshëm sa më shpesh të jetë e mundur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.