ARKATANA

Për serbët çështje kombëtare, për shqiptarët ndeshje futbolli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Derisa një pjesë e opinionit në Shqipëri ndeshjen kundër Serbisë mundohet ta vlerësojë vetëm si përballje sportive, në Serbi pranojnë se ndeshja që luhet më 8 tetor në Elbasan është çështje kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Se ndeshja me Shqipërinë është çështje kombëtare për Serbinë e ka thënë të mërkurën edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë i ngarkuar për Përfaqësuesen A, Savo Milosheviq.

Ish-futbollisti i njohur serb ka thënë se ndeshja me Shqipërinë është më e rëndësishmja e kualifikimeve. Milosheviq është shprehur i bindur për rezultat të mirë të Serbisë në Elbasan.

ARKATANA

“Ndeshja me Shqipërinë është bërë çështje nacionale. Pjesa garuese e përfaqësueses për plasman në kampionatin evropian ka mbaruar, ne jemi pa gjasa, por kjo është ndeshja më e rëndësishme e kualifikimeve. Kjo duhet të pranohet”, u ka thënë Milosheviq të mërkurën gazetarëve serbë në Jagodinë

http://koha.net/?id=6&l=77328

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.