Fundamenti

Për rrahje masive arrestohen tre meshkuj dhe dy femra në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Në rrugën” Medlin Olbrajt” në Gjilan raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti njoftoj policia e Kosovës.

Të dyshuarit gjatë rrahjes kanë përdorur dhe mjete të forta me ç’ rast të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje.

Fundamenti

Gjithashtu në rrugën”Adem Jashari” në Gjilan raportohet se janë arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare pasi që të njëjtat pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën femër shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore e cila me pas ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit njëra nga të dyshuarat dërgohet në mbajtje. /rajonipress/