Për Qeverinë Kurti, Haradinaj: ”Janë një shpi budallë”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar një sërë akuzash e kritikash për Qeverinë Kurti për refuzimin e gazit amerikan, duke shkuar aq larg, sa i ka quajtur ‘një shpi budallë’.

Haradinaj thotë se teksa bota është përfshirë në krizë energjetike dhe shumë vende ‘luftojnë’ për të siguruar gaz, ekzekutivi kosovar e ka refuzuar një projekt të tillë.

“E shihni se sa luftë bëhet sot për kyçje në gazsjellës të ndryshëm pasi ka ra gazi prej Rusisë dhe në çdo alternativë sa ka interesim për kyçje dhe sa luftë bëhet. Dhe ju e shihni që Evropa e ka shpresën tek gazi i rrjedhshëm amerikan – do të duhej të ishim kyç edhe ne”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

“Por këta [pozita]janë një shtëpi budalla, e kam thënë disa herë dhe ju e shihni se ku kanë mbërri. Pra, budallaku i tyre deri ku ka mbërri”, tha Haradinaj.

Ai ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me sektorin e energjisë, duke e lavdëruar veten dhe duke kritikuar qeverisjet e mëparshme.

Hardianaj e ka kritikuar këtë video, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka penguar investimin në qymyr.

“Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai vlerëson se Qeveria e Kosovës po ua vjedh qytetarëve paratë e buxhetit.

“Vërtet këta e kanë vetëm një shpresë sot, paren që ua kanë vjedh qytetarëve. Pra paren e buxhetit që ka qenë e paraparë të shkojë te qytetarët, qoftë përmes investimeve kapitale, qoftë përmes rrugëve tjera, që buxheti që i dedikohet qytetarëve. Atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi, pra qindra milionë euro të Kosovës, do t’i shtohen 500 milionëshit të importit të Serbisë”, tha ai.

“Ajo pare nëse flasim për Ligjin e Pagave, që ish dashur të rritej para një viti e gjysmë, aty do të ishin edhe 150 milionë që do të kishin shkuar te qytetarët, te pensionistët, tek të gjitha kategoritë që paguhen në kuadër të sektorit publik”.

“Ligji i pagave ka paraparë rritjen minimale 100 euro, e ka pasë rritje të pagave deri në 400 euro. Kurti dhe qeveria Kurti u ka vjedhur mjekëve çdo muaj, prej kur kanë ardhur në pushtet, nga 400 deri në 500 euro. Iu kanë vjedhë edhe pensionistët. Ligji i pagave do ua jepte këtë shumë”, tha ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS