Fundamenti

Për punën e dëshmuar nderohet post mortum profesori Ruzhdi Ismajli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Profesor Ruzhdi Ismajli për shumë vite radhazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të reja në komunën e Gjilanit. Ishte njeri që kontribuoi në shumë fusha dhe si i tillë është vlerësuar gjithnjë. Në shënimin e 18-vjetorin të punës edukative-arsimore, drejtori i shkollës ka nderuar me mirënjohje edhe – Ruzhdi Ismajli (post mortum).

Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” shënoi 18-vjetorin e punës edukativo arsimore, përmes një rrugëtimi që nxori gjenerata të dijës, ata që nesër kujdesen për shëndetin e qytetarit, të popullatës, gjithmonë e ndaj secilit duke respektuar parimet e etikës mjekësore, e njohur në mjekësi si Betimi i Hipokratit.

Kjo shkollë nuk i ka harruar edhe ata njerëz që për shumë vite bartën mbi supet e tyre përgjegjësin dhe barrën për të organizuar procesin mësimor edhe në kohët më të vështira të okupimit.

Drejtoria e kësaj shkolle ka nderuar me mirënjohje post mortum profesor dhe ish drejtor i shkollës Ruzhdi Ismajlin, pastaj Shefik Shkodrën, Mitat Maliqin, Shaban Terstenën, si dhe Nazim Hajdarin për kontributin dhe humanitetin e tij të treguar e të dëshmuar në vitet e vështira, kur në vitet 1995-1999 ka dhënë kontribut meritor, duke ndihmuar shkollën materialisht në pajisje shkollore, por edhe në para.

Mobi Casa

Drejtori i shkollës dhe kolektivi në tërësi vlerësojnë lart kontributet e secilës gjeneratë në konsolidimin e këtij tempulli të dijes dhe të procesit edukativo-arsimor.

Nga ky përvjetor u tha se profesor Ruzhdi Ismajli për shumë vite radhazi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të reja në komunën e Gjilanit.
Ishte njeri që kontribuoi në shumë fusha dhe si i tillë është vlerësuar gjithnjë.

Ruzhdi Ismajli me të drejtë ka marrë këtë mirënjohje sepse qëndroj vertikalisht në të gjitha furtunat duke dhënë shembullin personal se lufta për dije nuk njeh as pushtime as forcë. Dija e trasuar nga ana e profesor Ruzhdi Ismajlit mbetet ende e freskët tek gjeneratat e shumta që me shumë përkushtim u dha leksione për të menduar intelektualisht e kombëtarisht. /rajonipress/