FIDANISHTJA

Për projektuesin e ndërkombëtarizimit lajm i pritur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pjesëmarrja e Federatës së Hendbollit të Kosovës në kualifikimet e ‘EURO 2018’ bëri që sporti kosovar të shkruajë edhe një faqe të re në ndërkombëtarizimin e saj. FHK-ja është federata e parë ekipore e cila pritet edhe zyrtarisht të pranohet në Federatën Evropiane (EHF) dhe atë Botërore (IHF) me të drejta të plota.

Pjesërisht ata ishin të pranuar që nga viti 2004. Madje, pranimi i plotë u shty shumë herë, dhe meritat më të mëdha për këtë i pati kryetari i atëhershëm, Mexhit Devaja. Të gjitha barrierat të cilat sot do t’i gëzojnë hendbollistët kosovarë, janë të tijat. Devaja u largua një vit më parë. Ai thotë se për të ky lajm ka qenë i pritshëm. “Ky lajm është ditur edhe më herët, vetëm është pritur forma se kur do të ndodh, në këtë Kongres apo tjetrin. Ne si FHK kemi pasur të drejt të marrim pjesë në të gjitha Kongreset e Federatave Botërore dhe Evropiane, ku kemi marrë pjesë si të barabartë. Është vërtetë një lajm i mirë, megjithëse nuk është befasi për mua, sepse e kam ditur që do të ndodh një ditë”, thotë Mexhit Devaja për Arenën.

ARKATANA

Menjëherë pas këtij lajmi, ai ka telefonuar kryetarin e tanishëm, Eugen Saraqini dhe sekretarin, Izet Gjinovci, të cilët i ka uruar. “Është punuar shumë dhe gjatë këtyre viteve, gjithnjë e kemi pasur në agjendë pranimin dhe ajo ndodhi”, shtoi ai…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.