Mobi Casa

Për politikanin, gazetarin, analistin dhe simpatizuesin primitiv!

/ 3 minuta lexim

Nga Shukri Klinaku – Një politikan që përdorë gjuhë armiqësore ndaj rivalit të tij, që shanë, fyen, nxinë çdo gjë, e mbjell insinuata për përfitim të rastit, e aq më tepër kur këtë metodë ia përcjellë me qëllim edhe simpatizuesit të vet, nuk ka si të quhet ndryshe, përveç politikan primitiv. politikani primitiv ka synime primitive. Vetia më përfaqësuese e primitivizmit është GRABITJA. Ka politikanë që janë grabitës të pasurisë dhe ka të tjerë që janë grabitës të adhurimit (për të arritur në majë të majave)!

POLITIKANI QË NXITË PRIMITIVIZËM NË SHOQËRI ËSHTË POLITIKANI MË I KEQ I MUNDSHËM, SEPSE TË KËQIJAT TJERA VIJNË NGA PRIMITIVIZMI I SHOQËRISË!

Një politikan që përdorë gjuhë armiqësore ndaj rivalit të tij, që shanë, fyen, nxinë çdo gjë, e mbjell insinuata për përfitim të rastit, e aq më tepër kur këtë metodë ia përcjellë me qëllim edhe simpatizuesit të vet, nuk ka si të quhet ndryshe, përveç politikan primitiv. politikani primitiv ka synime primitive. Vetia më përfaqësuese e primitivizmit është GRABITJA. Ka politikanë që janë grabitës të pasurisë dhe ka të tjerë që janë grabitës të adhurimit (për të arritur në majë të majave)!

Gazetari dhe analisti që në pendën dhe gjuhën e tij ka armën më të fortë sharjen, fyerjen, urrejtjen – është primitiv. Janë të tillë sepse aftësinë vet e vejnë ose në shërbim të përfitimit nga situata që e ha primitivizmin, ose janë në shërbim të politikanit primitiv.

Hidromorava

Por, fatkeqësia e madhe është se angazhimi i politikanit, gazetarit dhe analistit primitiv rezulton në shndërrimin e disa njerëzve në simpatizues primitiv. Simpatizuesi primitiv (në shumicën e rasteve njeri i dëlirë, pa synim përfitimi) karakterizohet me përkrahje të verbër të politikanit primitiv, me gjuhë edhe më të mprehur shanë e fyen njerëzit në emër të kombëtares dhe përparimit; madje, deri në konfrontim me palën kundërshtare!

Politikani, gazetari dhe analisti primitiv rrezatojnë në publik vetëm urrejtje dhe metoda të pista përfitimi nga situata, duke nxitur zgjimin e anëve më të errëta të personalitetit te njeriu dhe duke fashitur anët më njerëzore të tij. Këta nuk besojnë në forcën e argumentit, nuk besojnë në normat njerëzore, nuk besojnë në marrëveshje, nuk besojnë në njerëzit e mirë, madje, për këta, as që ka njerëz të mirë. Për politikanin primitiv ka vetëm njerëz-vegla dhe kundërshtarë.

Gjatë një dialogu me një profesor për gjendjen në përgjithësi, në një moment, si mbrojtje dhe përmbyllje tha: “E po, kashtë po e lypin, kashtë po iu japim”! Jo i thashë atij! Jo iu them edhe politikanëve, gazetarëve, analistëve dhe simpatizuesve! Në dorën e secilit është të bëjë mirë – së paku me një fjalë. E më së shumti është në dorën e politikanit. Prandaj, politikani që nxitë primitivizëm në shoqëri është politikani më i keq i mundshëm, të këqijat tjera vijnë nga primitivizmi i shoqërisë!

Duhet të punojmë shumë dhe njerëzisht për të dal nga ky primitivizëm politik dhe njerëzor!