Për plaçkitësit e Bankës nga katër vite burgim dhe 2000 mijë euro gjobë

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Betim Aliu dhe Alban Latifi. Të akuzuarit shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, me datë 23.02.2018 në ora 15:15 minuta, me maska depërtojnë brenda objektit të Bankës “Finca” në Kamenicë dhe nën kërcënimin e armës marrin nga kasaforta e kësaj banke shumën prej 670 euro.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale: grabitja dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, dëgjimit të dëshmitarëve dhe pranimit të fajësisë nga të akuzuarit, ka shqiptuar dënim për të dy të akuzuarit me nga katër (4) vite burgim dhe nga dy mijë (2000) euro gjobë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Gjykatës Sabit Shkodra./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).