Uji Dea

Për pesë ditë në Shqipëri kanë hyrë mbi 80 mijë kosovarë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Rreth 80 mijë qytetarë nga Kosova rezultojnë të kenë hyrë në Shqipëri në periudhën pesëditore të këtij fillim gushti. Udhëtimi për në Shqipëri i qytetarëve nga Kosova është për qëllime turistike, ku një pjesë e tyre kalojnë transit për në Ulqin.

Por trendi i lëvizjes transit drejt Ulqinit është disa herë më i vogël krahasuar me Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Duke iu referuar shifrave të publikuara nga Policia kufitare në Kukës e Shkodër, respektivisht për periudhat pesë dhe treditore, rezulton se numri i turistëve që kalojnë në Ulqin krahasuar me ato që qëndrojnë në Shqipëri është rreth 7 herë më i vogël.

Mobi Casa

Sipas shifrave të publikuara të mërkurën, nga Policia kufitare e Kukësit, rezulton që në periudhën nga 1-6 gusht kanë hyrë në Shqipëri, kryesisht për qëllime turistike, 80765 shtetas nga Kosova, me 21584 automjete, dhe kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në Kosovë 55073 shtetas nga Kosova, me 19812 automjete.

Ndërkohë që nga shifrat e publikuara të Policisë kufitare në Shkodër rezulton se në tri ditët e para të muajit gusht rezulton të kenë dalë nga pika e kalimit kufitar e Muriqanit për në Ulqin rreth 6929 shtetas që janë kryesisht nga Kosova me 2183 automjete, ndërsa që kanë hyrë në Shqipëri përmes Malit të Zi nga Muriqani 9580 shtetas të huaj dhe 8506 shtetas shqiptarë.