Mobi Casa

Për një vit, 1700 shqiptarëve u ndalohet hyrja në Zvicër!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Pas nigerianëve që janë në vendin e parë me 1059 ndalesa të tilla vijnë shtetasit e Kosovës me 975 dhe menjëherë pas tyre ata të Shqipërisë, me 711 ndalesa.

Fryma e ashpërsimit të klimës ndaj të huajve, është nxitur nga iniciativat e viteve të fundit që kishin për qëllim kufizimin e numrit të të huajve në këtë vend. Për pasojë, autoritetet zvicerane kanë vepruar më vendosmërisht në dëbimin ose ndalimin e hyrjes në Zvicër të të huajve me dosje krimi.

Kështu, nëse në vitin 2008, një vit pasi ishte lancuar iniciativa për dëbimin e të huajve kriminelë, masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër u ishte shqiptuar 6100 personave, në vitin 2013 kjo masë është shqiptuar në 10600 raste. Një rritje afër 75 për qind për 5 vite, transmeton albinfo.ch.

Është interesante se po të shikohet lista e shtetasve të dënuar me këtë masë gjatë vitit 2013, bie në sy se pas nigerianëve që janë në vendin e parë me 1059 ndalesa të tilla vijnë shtetasit e Kosovës me 975 dhe menjëherë pas tyre ata të Shqipërisë, me 711 ndalesa. Jo larg tyre, në vendin e katërt të kësaj liste të palavdishme, me 669 masa ndalimi të hyrjes në Zvicër janë shtetasit e Serbisë. Pas tyre vijnë tunizianët, rumunët, marokenët etj.

KKVITI

Se ku qëndron shkaku i rritjes kaq të madhe të numrit të ndalesave dhe të dëbimeve për shtetasit e huaj autoritetet nga Zyra Federale për Migracion (BFM) japin disa përgjigje, shkruan nzz am sonntag. Në një anë janë masat e ashpërsuara të denoncimit dhe të ndëshkimit, në tjetrën shtimi i turistëve kriminelë që vijnë nga jashtë për të ushtruar “profesionin” e tyre dhe një aspekt shtesë është kthimi, dëbimi, respektivisht ndalimi i hyrjes në Zvicër për azilkërkuesit që më parë kanë paraqitur kërkesë azili në një vend tjetër.

Masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër, sipas rregullit është 5 vjet por ajo mund të zgjatet më vonë ose edhe të shqiptohet në kohëzgjatje më të madhe. Madje, siç e përmend gazeta në vijim, një kosovari në vitin 2012 i ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër në kohë të pakufizuar. Kjo kishte ndodhur pas dënimit të tij për një varg veprash penal e të kryera në periudhë 2001-2007 si grabitje, vjedhje, veprime seksuale me fëmijë, delikte droge, me armë etj.

Por, ndërkohë Gjykata Administrative e Zvicrës ia ka shkurtuar këtë ndalesë në katër vjet. Shkak për këtë ka qenë fakti se personi i përmendur, nga viti 2008 e tutje nuk ka bërë asnjë shkelje dhe ndërkohë është bërë baba i një fëmije. /Albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.